Java Botërore e Parasë, 200 nxënës pjesë e konkursit kombëtar

TIRANË, 28 mars /ATSH/- 200 nxënës nga të gjitha shkollat e vendit testuan njohuritë e tyre në fushën financiare, në konkursin që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në kuadër të “Javës globale të Parasë”.

Konkursi me problema nga sektori financiar, u zhvillua në kohë reale përmes një platforme ku nxënësit zgjidhnin përgjigjen nga smartfoni i tyre. Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë fitoi vendin e parë dhe të tretë, ndërsa të dytët u renditën nxënësit e shkollës “Sotir Gurra” në Korçë.

Fituesit  e vendit të parë do të përfaqësojnë Shqipërinë në muajin maj, në konkursin që do të zhvillohet mes të gjitha shteteve të Europës në Bruksel.

Kjo është hera e dytë që zhvillohet “quiz”- i për javën globale të parasë, event që ndodh në të gjithë shtetet e Europës, tradite që po e ndjek edhe Banka e Shqipërisë prej dy vjetësh në Shqipëri.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.