Eurodeputeti rumun, Boștinaru: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

TIRANË, 28 mars/ATSH/ – Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociiimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian kërkon hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, Boștinaru tha se do të ishte mirë nëse Këshilli i Bashkimit Europian do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë  e Veriut dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negociimit me Shqipërinë.

“Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër”, thotë Boștinaru.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.