Soreca: Reforma në Drejtësi, prioritet i përbashkët i Shqipërisë dhe BE-së

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar sot së bashku me përfaqësuesit e vendeve të BE-së (COWEB/COELA) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se dita e dytë e vizitës në Shqipëri e përfaqësuesve të vendeve të BE-së (COWEB/COELA) filloi me një takim shumë produktiv me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Zbatimi i vazhdueshëm i Reformës së Drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit janë prioritete të përbashkëta kryesore për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, shprehet Soreca. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.