SHBA – Trump: Rusia duhet të largohet nga Venezuela

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Rusisë që të largohet nga Venezuela pas dërgimit nga Moska në Karakas të avionëve që transportonin ushtarakë dhe materieale.

“Rusia duhet të largohet”, theksoi Trump, duke vazhduar në një linjë me shefin amerikan të diplomacisë, Mike Pompeo i cili paralajmëroi homologun e tij rus, Sergei Lavrov se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duar kryq nëse Rusia vazhdon të rrisë tensionet në Venezuelë.

Dy avionë rusë që transportonin disa qindra ushtarakë dhe 35 tonë material mbërritën në Karakas, sipas agjencisë ruse “Sputnik”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.