SHBA – Pompeo: Pekini të lirojë menjëherë ujgurët e burgosur në kampe

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo rinovoi sot thirrjen e tij për lirim të menjëhershëm të të gjithë myslimanëve ujgur që mbahen në “kampe internimi” në Kinë, me rastin e takimit me një të arratisur.

“Ministri u takua sot në Uashington me Mihrigul Tursun, e cila ka mbijetuar në kushte dhe abuzime të tmerrshme në një kamp kinez internimi në provincën Xinjiang, në perëndim të Kinës”, raportoi departamenti i Shtetit në një komunikatë.

“Ai takoi gjithashtu tre anëtarë të tjerë të këtij komunitet, Gulchehra Hoja, Ferkat Jawdat dhe Arfat Erkin, të afërmit e të cilit mbahen të burgosur në kampe ose janë dënuar nga autoritetet kineze”, thihet në këtë komunikatë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.