Rritet volumi i mallrave të transportuara në rrugë hekurudhore

TIRANË, 27 mars /ATSH/- Volumi i mallrave (eksport-import) të transportuara me rrugë hekurudhore ka regjistruar rritjen më të madhe muajin e kaluar me 91,3%.

Instituti i Statistikave bëri të ditur sot se, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë gjatë muajit shkurt 2019, është 1264 ton/kilometër, kundrejt 661 ton/kilometër që ishte në muajin shkurt të vitin 2018.

Referuar të dhënave të INSTAT, muajin e kaluar volumi i mallrave të transportuara me rrugë detare arriti në 311 mijë tonë, duke u ulur 9,8% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa ruan të njëjtat shifra pothuajse me vitin e kaluar, volumi i mallrave të transportuara përmes linjave ajrore, në 167 tonë mallra. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.