Qytetari merr lejen e legalizimit pas ankesës në platformë

TIRANË, 27 mars/ATSH-Maela Marini/ Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes një qytetar nga Kodër Kamza arriti të merrte në dorë lejen e legalizimit për banesën e tij.

Rasti i qytetarit Zyhdi Hysa u prezantua sot në takimin e Kryeministrit Edi Rama me koordinatorë të bashkëqeverisjes.

Zyhdi Hysa iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes për mospajisjen me leje legalizimi për banesën e tij në Kodër Kamëz, edhe pse objekti ishte kualifikuar për legalizim dhe kishte kryer edhe pagesat përkatëse.

Vetëdeklarimi për këtë objekt ishte kryer që në vitin 2005.

Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes qytetari u njoftua se duhet të tërhiqte lejen e legalizimit, e cila ishte emetuar në muajin dhjetor të vitit 2018.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “ka akoma shumë për të bërë, ashtu sikurse ka edhe gjëra që nuk bëhen dot menjëherë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.