MV – Epërsi e lehtë e kandidatit presidencial Pendarovski

SHKUP, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Pak më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Maqedoninë  e Veriut më 21 prill, kandidati qeveritar Stevo Pendarovski ka rezultuar sipas sondazheve disa pikë përpara kandidates së opozitës konservatore, Gordana Siljanovska-Davkova dhe atij të Blerim Rekps, që i përket pakicës etnike shqiptare.

Nga një sondazh i kryer për llogari të televizionit privat ”Telma”, doli se Pendarovski rezulton me 25% në favor, krahasuar me 22,4% të Silkanovska-Davkova dhe 10,9% të Rekës.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk do të arrijë të marrë 50% plus një votë në raundin e parë, atëherë do të shkohet në balotazh mes dy kandidatëve të parë më 5 maj./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.