GJERMANI – U kthehen pronarëve pikturat e grabitura nga nazistët

BERLIN, 27 mars /ATSH-DPA/ – Një komision këshillëdhënës i Fondacionit Gjerman të Arteve të Humbura vendosi sot që dy piktura, të blera nga qeveria naziste në vitin 1938, ishin prona të grabitura dhe se ato duhej t’u ktheheshin pronarëve të ligjshëm.

Pikturat nga artisti italian i peizazhit Bernardo Bellotto (1721-1780) janë aktualisht në një muze në Dyseldorf dhe Dresden.

Komisioni këshillimor, i mbështetur nga shteti gjerman, vendosi se pikturat i përkisnin trashëgimtarëve të Max James Emden, pa ofruar shpjegime të mëtejshme të vendimit.

Emden, një manjat i shitjes me pakicë në Hamburg, u persekutua në epokën naziste për trashëgiminë e tij hebraike dhe humbi gjithë pasurinë e tij.

Avokatët e familjes Emden thanë se dy pikturat ishin blerë nën vlerën e tyre në vitin 1938 nga një tregtar i arteve naziste, me veprat që kishin për qëllim koleksionin privat të Adolf Hitlerit.

Ato hynë në duart e qeverisë gjermane në vitin 1949 nëpërmjet një pike mbledhjeje për artin e humbur dhe më pas u bënë pronë e saj.

“Ne jemi mirënjohës ndaj komisionit për njohjen e kësaj padrejtësie dhe bindjen tonë se shitja e pikturave ka ndodhur nën detyrim në vitin 1938,” citojnë juristët Juan Carlos Emden, nipin e Max, cili tani jeton në Kili.

Komisioni këshillues i Fondacionit Gjerman të Arteve të Humbura u formua në vitin 2003./  /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.