Eksperiencë zvicerane për bizneset e agroturizmit shqiptar

TIRANË, 27 mars /ATSH/- 13 biznese agroturizmi nga programi “100 fshatrat” po vizitojnë këtë javë bizneset zvicerane për të parë nga afër dhe mësuar nga praktikat më të mira të Zvicrës në fushën e agroturizmit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe krijim e lidhjes mes njëri-tjetrit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Risi Albania, po pilotojnë një nismë binjakëzimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes sipërmarrjeve nga Zvicra dhe Shqipëria për të mësuar atë se çfarë mund të bëjmë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, të vizitojnë edhe zonat e thella rurale dhe të vijnë përgjatë gjithë vitit, sikundër bëjnë kur vizitojnë Zvicrën.

Programi “100 fshatrat”, synon zhvillimin e diversifikuar të agroturizmit në Shqipëri dhe specifikisht të zonave rurale në vendin tonë, që njihen për pasuri dhe resurse të veçanta historike, turistike, bujqësore dhe natyrore.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.