KINË – Biegun bisedime me Pekinin për çështjen koreano-veriore

PEKIN, 26 mars /ATSH-AFP/ – Negociatori kryesor amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun ndodhet në Pekin, deklaroi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë, ndërkohë që edhe një zyrtar i lartë koreano-verior ndodhet në kryeqytetin kinez.

Një zëdhënës i ambasasadës amerikane konfirmoi se i dërguari Stephen Biegun ndodhet në Pekin për vazhdimin e koordinimit SHBA-Kinë për politikat e lidhura me Korenë e Veriut.

Paralelisht me këtë, agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap dhe ajo japoneze Kyodo raportuan se zyrtari i lartë i Koresë së Veriut kishte mbërritur të martën në aeroportin e Pekinit nga Pheniani.

Sipas agjencive, mund të bëhet fjalë për zëvendëspresidentin e Partisë Koreane të Punëtorëve, Ri Su Yong, kreu i çështjeve ndërkombëtare në partinë qeverisëse në Korenë e Veriut./ /esko/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.