Bordi i Administrimit në Universitete, Shahini: Përzgjedhja e studentëve me konkurs të hapur

TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ – “Përzgjedhja e studentëve në Bordin e Administrimit të Universiteteve nëpërmjet konkurs të hapur”, tha ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë një interviste televizive përballë studentëve dhe gazetarëve.

Pyetjes se ai i shihni kërkesat vetëm në kuptimin ekonomik apo edhe në lidhje me autonominë e universiteteve, Shahini tha se ne nuk i shohim vetëm në aspektin ekonomik, për sa i përket përfaqësimit të studentëve, mënyrën se si është i organizuar tani.

“Ne morëm një vendim për lirimin nga detyra të gjithë përfaqësuesit e Ministrisë në Bordet e Administrimit”, – theksoi Shahini.

Shahini shtoi se Bordet e Administrimit në Universitete mbikëqyrin gjithë buxhetin që mblidhet nga tarifat e studentëve.

“Që të shërbej dikush duhet të ketë njohuri financiare dhe juridike. Ne vendosëm lirimin nga detyra të të gjithë përfaqësuesve që kanë qenë në bord deri tani dhe një nga përfaqësuesit e ri të përzgjedhjet nga vetë studentët duke plotësuar kriteret, sipas konkursit të hapur. Kemi arritur të zëvendësojmë shumicën e anëtarëve të Ministrisë që janë në borde dhe tri universitete kanë përzgjedh edhe  përfaqësuesin e studentëve. Është për herë të parë është bërë një konkurs i hapur për anëtarë e bordeve në universitete”, – theksoi ajo.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.