IZRAEL – Shuhet ish-agjenti i Mossadit që nxorri Eichmann përpara drejtësisë

TEL AVIV, 25 mars /ATSH-DPA/ – Ish-ministri izraelit dhe ish-agjenti i Mossad-it, i cili udhëhoqi misionin për të kapur nazistin famëkeq Adolf Eichmann, vdiq të shtunën në moshën 92-vjeçare në Tel Aviv.
Eitan punoi për shërbimin sekret për dekada të tëra.
Sipas Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, ai e filloi karrierën e tij në moshën 12- vjeçare, kur edhe u bashkua me Haganahun, paraardhësin e ushtrisë izraelite.
Ai shërbeu në njësinë e shërbimit sekret të ushtrisë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948 dhe më pas u bashkua me shërbimin sekret izraelit të sapokrijuar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e konsideroi Rafin si një nga heronjtë e shërbimit sekret. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Eitanit në kapjen e Eichmann, arkitektit te Holokaustit, duke ia dorëzuar atë drejtësisë./ /ash/ /os/  a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.