Manastirliu: Prej 4 vitesh, 1.2 milionë qytetarë përfitojnë falas kontrollin mjekësor bazë

TIRANË, 23 mars /ATSH A.ALLA/ – ”Ne do mbajmë çdo pretim që kemi bërë për të transformuar shëndetësinë drejt objektivit tonë që është  mbulimi shëndetësor universal. Në këto 5 vite financimi publik për shëndetësinë është rritur me 43%, sot jo vetëm që 600 mijë qytetarë marrin shërbimin shëndetësor parësor falas tek mjeku i familjes, por gjithashtu marrin shërbim shëndetësor dhe për sëmundjet kronike rimbursim falas”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manatirliu gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.

”Gjithashtu nëpërmjet programit tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, kujdesi parësor në çdo bashki është duke u përmirësuar. Nga Tirana në Korçë, nga Saranda në Kukës modeli i krijuar në 80 qendra shëndetësore të rehabilituara ku përfituan mbi 450 mijë qytetarë do vijojë me ndërtimin e qendrave dhe ambulancave të tjera në çdo bashki në zona urbane dhe rurale duke kthyer vëmendjen tek kujdesi parësor”, tha Manastiriliu.

Ajo shtoi se ”prej 4 vitesh 1.2 milionë qytetarë të moshës 35-70 vjeç përfitojnë çdo vit falas kontrollin mjekësor bazë. Ashtu si programet e depistimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës sigurojnë një kujdes shëndetësor shumë më të mirë për gratë. Shërbimet moderne në maternitetet e Sarandës dhe Korçës, do vijojnë me jetësimin e rrjetit të materniteteve të Beratit, Lezhës, Pogradecit e Kukësit si dhe do vijoj me të njëjtin ritëm investimet në spitale dhe në pajisjet biomjekësore për t’i siguruar çdo qytetari shërbim të kujdesit shëndetësor cilësor dhe afër vendbanimit”.

”Nga rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët, nga rimbursimi i paketës falas së lenteve të syve për të moshuarit deri tek paketat e kardiologjisë, transplantit të veshkave, dializës sot ato financohen 100% nga shteti dhe janë falas për qytetarët. Bonusi i bebeve që nisi në 1 janar të këtij viti kanë mbështetur në dy muajt e parë mbi 4 mijë të porsalindur dhe çdo vit do mbështes 30 mijë familje që do përfitojnë shpërblim financiar për fëmijët e porsalindur”, theksoi Manastriliu.

”Bashkitë që duam janë vendet ku çdo familje në nevojë duhet të gjej mbështetje dhe integrim. Ndaj reformimi i programit të ndihmës ekonomike mbështet sot familjet më në nevojë dhe gratë kryefamiljare. Bashkitë që duam me paktet sociale do ngrenë më shumë shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuar, për fëmijët në nevojë, për gratë dhe të moshuarit. Shqipëria që ne duam do bëhet vetëm me fuqinë dhe punën e ndershme të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që besojnë tek alternativa jonë dhe tek progresi”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.