Kodi Zgjedhor, ndryshimet e propozuara nga PS

TIRANE, 23 mars/ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi, Çuçi duke folur në Kongresin Elektoral të PS-së në Panelin e Parë të Reformës Zgjedhore dhe Vota e Emigrantëve, u ndal te rrugëtimi politik që ka ndjekur kjo reformë në një vit e gjysëm.

Çuçi  u shpreh se ” sa i rëndësishëm është përmbajtja që ka një dokument, një ligj, një dokument politik, po kaq e rëndësishme është dhe rruga se si ky ligj është hartuar apo kjo politik është hartuar dhe në këtë rast reformat e kësaj natyre, pra Reformave Zgjedhore, apo reformat e rëndësishme politike të cilat marrin edhe një rëndësi të veçantë”.

“Me kërkese edhe me disponibilitet aposolut të maxhorancës, me kërkese të opozitës menjëherë me fillimi e sesionit të rij parlamentar në vitin 2017, konkretisht në tetor të këtij viti, parlamenti vendosi që të ngrejë një Komision ad-hoc të përkohshëm për të adresuar Reformën Zgjedhore, një komision i cili u ngrit me formulën mbi partizane, pra me përbërje të barabartë midis opozitës dhe mazhorancës, me dy bashkëkryetarë me të drejta të barabarta, një nga PD dhe një nga PS, i cili do të adresonte të gjithë problematikën që kishte dalë, që nga hera e fundit që ishte bërë një Reformë Zgjedhore qoftë nga kontributi që vinte nga OSBE qoftë nga pretendimet që ngrinte politika”.

Ministri  foli edhe për sa i përket votës së emigrantëve.

Ai theksoi se ”ka ardhur koha që edhe emigrantët të votojnë nga vendi ku ata banojnë, kjo për zgjedhjet parlamentare se për zgjedhjet vendore është një çështje tjetër sepse lidhet me persona që jetojnë realisht në një vend të caktuar , kështu që për zgjedhjet parlamentare të përgjithshme nëse do të miratojmë pikërisht këto ndryshime, më në fund mbas kaq vitesh edhe emigrantët do të kenë të drejtë të shprehin më anë të votes së tyre preferencën e tyre politike për qeverisjen e Shqipërisë”.

“Sistemi konsiston në përdorimin e Postës si një instrument që do të garantojë votën e emigrantëve në Shqipëri”, tha ai.

Ideja shtoi ministri ” është që të ngrihet një komision zonal i dedikuar vetëm për emigrantët dhe nëpërmjet postës me procedura strikte të vendosura në Kodin Zgjedhor dhe me afate të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, kush ka dëshirë do të kenë të drejtën që nga vendi që ata jetojnë pa patur nevojë që të vijnë në Shqipëri, do i krijohet mundësia që të shprehin me anë të votës së tyre, preferencat e tyre politike”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.