Ruçi uron Sulltan Nevruzin: Mirëkuptimi fetar, eliksiri drejt tolerancës politike

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruҫi uroi sot 22 masin ditën e Sulltan Nevruzit për të gjithë bektashinjtë në mbarë botën.

Në urimin e tij, kryetari i Kuvendit Ruçi shprehet se Sulltan Nevruzi, rigjallërimi i natyrës, gëzim në jetët njerëzore

Në vijim, Ruçi ka vlerësuar Bektashizmin për tolerancë fetare duke e konsideruar mirëkuptimin fetarë se eliksiri drejt tolerancës politike.

“Bektashizmi, legacia jonë e tolerancës. Mirëkuptimi fetar, eliksiri drejt tolerancës politike”shprehet ai.

Kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi uroi edhe shqiptaret e diasporës kudo në botë.

Një urim të veçantë për shqiptarët në Miçigan e Diasporë”, shprehet Ruçi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.