Kina tronditet sërish nga një shpërthim kimik, të paktën 47 të vdekur

PEKIN, 22 Mars /ATSH-AFP/ – Të paktën 47 të vdekur dhe 90 të plagosur rëndë. Bilanci paraprak i shpërthimit në një uzinë kimike në lindje të Kinës është një nga më të rëndat në historinë e vendit, i goditur vazhdimisht nga katastrofa industriale.

Një peisazh apokaliptike, me godina të karbonizuara dhe të dëmtuara rëndë ose plotësisht të shkatërruara, shfaqej nga pamjet e dronëve të transmetuara sot nga televizioni shtetëror CCTV, një ditë pas shpërthimit në fabrikën, e cila ndodhet rreth 250 kilometra në veri të Shangait.

Bëhet fjalë për një nga shpërthimet më tragjike të regjistruara këto vitet e fundit në Kinë. Një numër i përgjithshëm prej më shumë se 600 persona morën ndihmën e parë mjekësore, sipas autoriteteve lokale.

Ditën e sotme, banorët e zonës pranë fabrikës, ende të tronditur, po merren me pastrimin e mbeturinave përpara shtëpive të tyre, ndërkohë që tymi vazhdonte të ishte ende i dukshëm. /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.