TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ – Gjetja e eshtrave të të ekzekutuarve nga regjimi komunist është një nga projektet e Qeverisë shqiptarëve dhe procesi tashmë ka nisur.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me IIPP dhe ICMP vizituan sot ish-kampin e punës së detyruar në Ballsh.
Ata u takuan me Drejtuesin e Prokurorisë së Qarkut të Fierit dhe kryetarin e bashkisë Mallakastër ku përveç të tjerash, diskutuan edhe bashkëpunimin ndër institucional për kërkimin e personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist.
Pritet që së shpejti, pas lëshimit të urdhëresës nga ana e Prokurorisë, të fillojnë zhvarrimit në varrezat e ish-burgut – Reparti 309 në “Panahor”.
Kampi i punës së detyruar në Ballsh u ndërtua ne vitin 1956 ku vuajtën dënimin dhe punuan me punë të detyruar në shumë se 300 persona.
Shifra e të ekzekutuarve nga regjimi komunist përllogarite të jetë më shumë se 6800 perona por deri tani sipas AIDSSH nuk ka një shifër të sakët.
/e.caushi/