Përmet, banorët e fshatit Kutal me rrugë të rikonstruktuara

TIRANË, 21 mars/ATSH/- Banorët e fshatit Kutal, në Përmet do të kenë së shpejti rrugë të brendshme të rikonstruktuara.

Bashkia e Përmetit bën të ditur se “kanë filluar punimet për rikonstruksionin dhe sistemimin e rrugëve të brendshme të fshatit Kutal dhe asfaltimin e segmentit që lidh këtë fshat me rrugën nacionale”.

“Punimet e nisura e që po vijojnë me intensitet, janë në vijim të investimeve të tjera të kryera në këtë fshat nga buxheti i bashkisë si: sistemimi dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjet e Kutalit dhe rindërtimi i pasarelës mbi Vjosë”, shprehet bashkia.

Bashkia e Përmetit do të vijojë rikonstruksionin e rrugëve edhe në fshatrat e tjerë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.