Agjencia Telegrafike Shqiptare

FRANCË – Macron mbledh në Paris, Merkel, Juncker dhe Xi për klimën

PARIS, 21 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbledhë të martën në mëngjes në Elize presidentin kinez, Xi Jinping, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për të biseduar për tregtinë dhe klimën, njoftoi sot presidenca franceze.

“Nëpërmjet këtij takimi të një formati të pazakont, që i është propozuar nga presidenti francez mikut të tij kinez që do të jetë për vizitë në Francë, europianët kërkojnë të gjejnë pika përputhjeje mes Europës dhe Kinës mbi çështje si multilateralizmi apo aplikimi i Marrëveshjes së Parisit”, njoftoi Elizeja. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version