TIRANE, 21 mars /ATSH/ Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se dy helikopterët e Forcës Ajrore kanë transportuar 5 prej të plagosurve të aksidentit në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht gjenden nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës.