Fier/ Rikonstruktohet një tjetër rrugë, vëmendja te qytetarët

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Një tjetër rrugë është rikonstruktuar në Fier falë investimeve vendore.

Pavarësisht punimeve në dy kantieret e mëdha të ndërtimit, rehabilitimit të Gjanicës dhe qendrës së qytetit, bashkia e Fierit nuk ka ndalur për asnjë moment ndërhyrjet në përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje dhe bllok banimi, si në qytet, ashtu edhe në njësitë e tjera administrative.

Së fundi, në Fier kanë përfunduar punimet në rrugën “Hasan Tahsini”, te ish-Dogana, duke përmirësuar kushtet për banorët e kësaj zone.

“Të gjithë e mbajmë mend se në ç’gjendje ishte kjo rrugë vetëm pak kohë më parë. Shqetësimi më i madh i banorëve të zonës, e jo vetëm. Nga sot, nuk ka më baltë e gropa”, tha kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Subashi garantoi se investimet do të vijojnë për më shumë rrugë të sigurta e hapësira publike të sistemuara.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.