KAZAKISTAN – Nursultan emri i ri i kryeqytetit

ASTANA, 20 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti miratoi sot propozimin e presidentit të ri për të riemërtuar kryeqytetin e vendit, Astana me emrin e paraardhësit të tij Nursultan Nazarbajev, një personalitet me peshë, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë, pas gati 30 vitesh në pushtet.

‘’Astana është tani zyrtarisht i riemërtuar Nursultan”, raporton agjencia shtetërore kazake e lajmeve Kazinform./ /vb/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.