Fermerët e Lushnjës protestë për rimbursimin e TVSH-së, derdhin qumështin në rrugë

TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Fermerët e Lushnjës, kanë protestuar sot në vendin e quajtur Rotondo duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimit të TVSH-së për agropërpunuesit.

Në shenjë proteste, ata derdhën qumështin dhe hodhën prodhime të tyre bujqësore në rrugën Fier-Lushnjë, të cilën e bllokuan për disa minuta.

Fermerët i kërkojnë qeverisë tërheqje nga vendimi për ndryshimet në rimbursimin e TVSH-së.

Policia ka ndjekur nga afër protestën dhe ka normalizuar qarkullimin e mjeteve.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.