Basha në Bruksel, takon kryetaren e CDU-së Kramp-Karrenbauer

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim në Bruksel me Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetaren e CDU-së.

Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel.

“Në emër të PD-së shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD-së”, u shpreh Basha.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.

Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me presidentin e PPE-së, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE-së për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane. /m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.