Zv/ministrja Çuçi: Qeveria e angazhuar për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e mjedisit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ – Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi ka zhvilluar në Tiranë një takim me përfaqësues të vendeve të Mesdheut për raportimin e shkarkimeve në mjediset detare e bregdetare, në kuadër të Konventës së Barcelonës.

Zv/ministrja ndau me të pranishmit përkushtimin e Qeverisë Shqiptare për uljen e ndotjes dhe rritjen e cilësisë së jetës dhe mjedisit.

“Ekspertiza dhe kontributi i tyre është vendimtar për të ndërmarrë veprime të përbashkëta në nivel rajonal me qëllim reduktimin e ndotjes në vendet tona dhe rritjen e cilësisë së jetës dhe Mjedisit. Ndava me të pranishmit përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për një sistem raportimi efikas me qëllim uljen e ndotjes dhe eliminimin e pikave të nxehta në nivel kombëtar e rajonal. Jam besimplotë se ky takim që për herë të parë mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe organizohet nga Plani i Veprimit të Mjedisit të OKB-së, do të jetë një shtysë konkrete për të ndërtuar kapacitete për raportimin në mënyrë efektive të ndotjes së shkarkuar në Detin Mesdhe”, tha Ornela Çuçi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.