TIRANË, 19 mars /ATSH/ – Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të mbërrijnë sot në Tiranë për një vizitë dyditore në vendin tonë.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov do mbërrijnë në Tiranë në misonin e tyre faktmbledhës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Burime nga OSBE-ja në Tiranë theksuan për ATSH se, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do të zhvillojnë disa takime me përfaqësuesit e partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.
Sot në orën 18:00, misioni i OSBE/ODIHR do të zhvillojë takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe në orën 19:00 do zhvillojnë takim me kreun e PD Lulzim Basha. Gjithashtu ata do të zhvillojnë takim edhe në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
/gj.mima/j.p/
