TIRANË/ Rikonstruksioni i kabinave, OSHEE kufizon energjinë elektrike

TIRANË, 19 mars/ATSH- Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 20 mars, ora 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 në këto zona: Rruga “4 Dëshmorët”, rruga “Riza Cerova” dhe rruga “Frosina Plaku” pjesërisht.

Për të shmangur humbjet në rrjet si dhe për të rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike për abonentët, OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.