PEKIN – Xi Jinping në Itali me mbi 500 persona

PEKIN, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Do të përbëhet nga më shumë se 500 anëtarë delegacioni i presidentit kinez, Xi Jinping në turin e tij në Europë nga 21 deri në 26 mars, me vizita në Itali, Monako dhe Francë.

Rreth 100 persona do të jenë pjesë e rrethit të ngushtë, mes ministrave, personelit të sigurimit, mjekëve dhe asistentëve të fushave të ndryshme.

Rrethi i medieve përbëhet nga 120 persona, duke përfshirë gazetarë, operatorë dhe fotografë.

Duke marrë në konsideratë pjesëmarrësit e forumeve të romës mbi biznesin, kulturën dhe investimet nga vendet e treta, kësaj liste i shtohen të paktën edhe 300 persona të tjerë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.