EBA – Abu Dabi njofton një bashkëpunim hapësinor panarab

ABU DABI, 19 mars /ATSH-AFP/ – Njëmbëdhjetë shtete arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Algjerinë, Marokun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmorën sot një proces për krijimin e agjencisë së parë arabe për bashkëpunimin në programet hapësinore, njoftuan Emiratet, aktivë në këtë fushë.

‘’Sot në Kongresin Botëror të Hapësirës në Abu Dabi ne ishim të pranishëm në nënshkrimin e një statuti që synon për të ngritur agjencinë e parë arabe të bashkëpunimit hapësinor që bën bashkë 11 shtete arabe’’, njoftoi sovrani i Dubait, sheiku Mohammed ben Rached Al-Maktoum.

Projekti i parë është një satelit mbi të cilin shkencëtarët arabë do të nisin punën në Emirate.

Ky satelit do të emërtohet “813”, viti që shënoi fillimin e influencës së ”Shtëpisë së urtësisë’’ në Bagdad, e cila mirëpret studiuesit nga e gjithë bota për të punuar dhe shkëmbyer ide./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.