Vlorë, pastrohet kanali kullues në “Pus Mezin”

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në të gjithë territorin e qytetit bregdetar.

Ditët e fundit Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka pastruar kanalin kryesor kullues përgjatë rrugës së vjetër Vlorë-Fier.

Kanali nga ish-Fabrika e Tullave deri në “Pus Mezin” është pastruar nga punonjësit e ujësjellësit në gjithë gjatësinë e tij.

Nga ky kanal i ujërave të bardha janë pastruar të gjitha papastërtitë e hedhura edhe nga qytetarë të papërgjegjshëm, duke bërë të mundur funksionimin normal të tij.

Pastrimi i kanaleve kryesore kulluese ndikon ndjeshëm në minimizimin e situatave të përmbytjeve në qytetin e Vlorës.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë përveç punës së përditshme në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje të veçantë i kushton edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.