Mertens në gjurmët e Hamsik, drejt kampionatit kinez

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Dries Mertens mund të ndjekë gjurmët e Marek Hamsik në Kinë. Sulmuesi belg ka edhe një vit kontratë me “Napolin” dhe në verë gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, por vetë lojtari nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Mertens tha se nuk e di se çdo të ndodhë në fund të sezonit aktual, edhe pse synimi i tij është te qëndrojë deri në fund të kontratës me “Napolin”.

Duke parë që 31-vjeçari nuk luan rregullisht, presidenti De Laurentiis nuk do të refuzonte një ofertë që në verë për lojtarin, i cili do të përfitonte një pagë prej 6-7 milionë euro në sezon kampionatin kinez.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.