LONDËR – Hetim terrorist për një sulm me armë të bardhë frymëzuar nga ekstremi i djathtë

LONDËR, 18 mars /ATSH-AFP/ – Policia njoftoi të dielën se ka nisur një hetim terrorist për një sulm me armë të bardhë ‘i frymëzuar nga ekstremi i djathtë’’ cili u regjistrua të shtunën në mbrëmje në Stanwell, në Surrey (juglindje të Anglisë).

Policia anti-terroriste njoftoi me anë të një komunikate se ka nisur një hetim për një incident të shënuar të shtunën në mbrëmje, i cili tani deklarohet terrorist, pas arrestimit të një personi, i dyshuar për tentativë vrasje dhe prishje të rendit publik i përshkallëzuar nga një motiv racist në Surrey.

Pak përpara orës 22:30, policia e Surrey u sinjalizua se një person i armatosur me një shkop bejsbolli dhe një thikë po sillej në mënyrë agresive dhe thërriste fraza raciste.

Më pas, një tjetër telefonatë sinjalizonte se një burrë ishte plagosur.

Policia beson se i dyshuari i sulmit është personi për të cilin u sinjalizua për sjellje agresive./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.