KINË – Presidenti Xi në një tur vizitash në Itali, Monako dhe Francë

PEKIN, 18 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez, Xi Jinping do të kryejë këtë javë një tur vizitash në Itali, Monako dhe Francë, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Roma pritet t’i bashkohet me këtë rast projektit kinez ”rrugët e reja të mëndafshit”, gjë që ka ngjallur mjaft polemika në Europën Perëndimore.

Vizitat shtetërore do të zhvillohen nga data 21 deri në 26 mars, bëri të ditur në një komunikatë, Lu Kang një zëdhënës i Ministrisë, pa dhënë më shumë detaje rreth axhendës së vizitave të Xi dhe kohëzgjatjes së qëndrimit në çdo shtet.

Gjatë turit të vizitave, Kina pritet të nënshkruajë me Italinë një protokoll të marrëveshjes për projektin e ”rrugëve të reja të mëndafshit” dhe mund të bëhet shteti i parë i G7-ës që i bashkohet këtij programi.

Projekti i nisur në 2013 synon sipas Pekinit për të përmirësuar lidhjen mes Azisë, Europës dhe Azisë. Ai parashikon veçanërisht financimin e infrastrukturave tokësore dhe detare me vlerë mbi 1.000  miliardë dollarë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.