SOFT NEWS – Salsiçe… foke?!

MOSKË, 17 mars /ATSH-DPA/ – Provinca lindore ruse, Magadan ka nisur për herë të parë prodhimin e salsiçeve nga mishi i fokave.

”Grumbullimi i mishit nuk është aspak problem për kompaninë për shkak se në brigjet e detit Ohock ka rreth 50 000 foka”, tha në një deklaratë administratori i rajonit lindor teksa ishte duke i shijuar salsiçet e tymosura.

“Mishi i fokave nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai ka pak kalori dhe shumë substanca për fuqizimin e trupit”, shtoi ai.

Kompania ka për qëllim që të zgjerojë industrinë e peshkimit dhe të përdorë lëkurën e fokave në industrinë e rrobave dhe të ilaçeve./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.