Protesta e opozitës, Lleshaj: Keqardhje për degradimin e opozitës

TIRANË, 16 mars/ATSH/- Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se edhe sot u vu në shënjestër të dhunës së verbër Kuvendi i Shqipërisë, teksa u shpreh i keqardhur për degradimin e opozitës parlamentare.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje para-politike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, theksoi ministri Lleshaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.