Protesta e opozitës, Balla: Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën

TIRANË, 16 mars/ATSH/ “Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën se kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke komentuar protestën e opozitës.

“Shqiptarët e dinë se kush janë ata që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues”, tha Balla.

Balla tregoi një video domethënëse se si shkatërrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.