Divjakë/ Vijon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare

TIRANË, 16 mars/ATSH/ Në Divjakë po vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Shenepremte, një investim me vlerë 33.7 milionë lekë.

Punimet e këtij projekti i cili ka nisur në 14 janar 2019 dhe pritet të përfundojë brenda 9 muajsh parashikojnë edhe ndërtimin e një shtese që ka filluar tashmë të marrë formë.

Aktualisht 122 nxënës të kësaj shkolle vijojnë të ndjekin procesin mësimor në shkollën e mesme të bashkuar “Çermë Shkumbin”, deri në përfundimin e rikonstruksionit të shkollës së tyre.

Punimet do të kryhen me të gjitha standardet e duhura si në të gjitha shkollat e tjera të kësaj bashkie.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.