Veliaj publikon pamje nga Bulevardi i Ri i Tiranës

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka publikuar disa pamje mahnitëse nga Bulevardi i Ri në Tiranë, i cili do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

“Natën e mirë nga Bulevardi i Ri “, shprehet Veliaj.

Bulevardi i Ri nga ish-Stacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është funksional për automjetet dhe jo vetëm, pasi ky bulevard ka mjedise çlodhëse edhe për banorët e zonës

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.