OSHEE vendos në funksion nënstacionin në Sukth

TIRANË, 13 mars/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton abonentët e zonës së Sukthit se është vendosur në punë nënstacioni në Sallmonë, pas avarisë në zbarrat 20kV. Pasi u punua per afro 1 orë  nga brigadat e avarisë së tensionit të lartë, u rikthye energjia elektrike për zonat: “4 rrugët” Shijak, Sallmonë, Ferma Sukth, Autostrada Maminas, Marikaj, Sukth, Shinovlash, Fshati Lura dhe Gjiri i Lalzit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.