Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Merkel: Do të këshillohem për 5G-në

BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel i tha qeverisë së saj se do të niste këshillimet me partnerët mbi shpejtësinë e rrjetit të internetit 5G në vend.

“Çështja e sigurisë gjatë shtrirjes së infrastrukturës së telekomunikacionit është thelbësore dhe qeveria do të konsultohet me partnerët përpara se të vendosë standarde”, theksoi Merkel.

SHBA ka paralajmëruar Gjermaninë mbi përfshirjen e dyshuar të kompanive kineze të telekomunikacionit, në veçanti Huawei, në lidhje me ndërtimin e rrjetit 5G, sipas raportimeve të ”Wall Street Journal”./ /xhm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version