SIDNEJ – Australia dhe Singapori ndalojnë fluturimet e ”Boeing 737 MAX” në hapësirën ajrore

SIDNEJ, 12 mars /ATSH-AFP/ – Aviacioni civil australian ndaloi sot të gjithë fluturimet e ‘’Boeing 737 MAX’’ në hapësirën e tij ajrore pas aksidentit të ‘’Ethiopan Airlines’’ me akuzën ndaj këtij modeli të prodhuesit amerikan, një vendim që i bashkohet edhe atyre të shteteve të tjera.

‘’Pezullimi është i menjëhershëm’’, deklaroi për median, Peter Gibson, zëdhënësi i Autoritetit australian të Aviacionit Civil.

Rregullatori i aviacionit civil të Singaporit, një arterie e rëndësishme e transportit ajror në Azi ndaloi sot kalimin e ‘’Boeing 737 MAX’ në hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit në Etiopi ku ishte i përfshirë ky lloj avioni.

Autoriteti i aviacionit civil të Singaporit (CAAS) njoftoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve të të gjithë modeleve të avionëve Boeing 737 MAX që kanë si destinacion apo si pikë nisje Singaporin, pas dy aksidenteve tragjikë të 737 MAX në më pak se pesë muaj.

Ndalimi hyn në fuqi duke nisur nga sot në orën 14:00 (06H00 GMT).

Kjo masë drastike u mor pasi një ‘’Boeing 737 Max 8’’ i kompanisë ‘’Ethiopian Airlines’’ u rrëzua të dielën në juglindje të Adis Abebas pak pas ngritjes nga pista të avionit, ku u regjistruan 157 të vdekur.

Ky është një tjetër tip i këtij modeli, versioni me motor të ri i 737, i cili u rrëzua në det në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e 189 personave në bord, edhe në këtë rast aksidenti ajror u shënua vetëm disa minuta pas ngritjes në hapësirë./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.