Pensionistët mund ta tërheqin pensionin në çdo arkë paguese të Postës Shqiptare

TIRANË, 12 mars/ATSH/ – Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado deklaron se tashmë pensionistët mund ta tërheqin pensionin e pleqërisë në çdo arkë paguese të Postës Shqiptare sh.a., në çdo qark të vendit, pa pasur nevojë për të transferuar edhe gjendjen civile.

Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi, sipas regjistrit të gjendjes civile.

Zbatimi i kësaj procedure të thjeshtuar të transferimit të qendrës së pagesës shkurton ndjeshëm kohën, si dhe vetëngarkon strukturat e ISSH-së për të kryer procedurat e transferimit dhe njoftimin e qytetarit. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.