Mbi 277 mijë familje me adresë të regjistruar në vetëm 2 muaj

TIRANË, 12 mars/ATSH/ – Në dy muaj janë regjistruar rreth 277.000 mijë banesa në adresarin e banesave. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shprehet se “nga mbi 280.000 nuk kishin një adresë në dhjetor 2018. Në fund të shkurtit 2019, ky numër ka zbritur në 3 mijë”.

Sipas Lleshajt, “falë një pune të jashtëzakonshme u arrit të zgjidhej një problem që ishte tabu që nga 2004. Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse, si çdo vend tjetër europian. Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë. Si kudo në Europë”, thekson ministri Lleshaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.