Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Palestinës, të zgjerohen në të gjitha fushat

TIRANË, 12 mars/ATSH/ – Presidenti Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Hana A.S. Shawa.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve”, – nënvizoi Presidenti Meta. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.