LONDËR – Euroskeptikë me influencë këshillojnë kundërshtimin e marrëveshjes Brexit

LONDËR, 12 mars /ATSH-AFP/ – Një grup me ndikim i parlamentarëve euroskeptikë britanikë, përfshirë liderin e deputetëve të partisë unioniste të Irlandës së Veriut, DUP, rekomandoi sot kundërshtimin e marrëveshjes së Brexit që do të kalojë në mbrëmje për votim në Dhomën e Komuneve.

”Nën dritën e analizës sonë ligjore dhe arsyeve të tjera, ne nuk rekomandojmë pranimin e mocionit të qeverisë’’, deklaroi deputeti konservator, Bill Cash në emër të grupit duke paralajmëruar për një tjetër goditje të fortë mundësisë për të parë miratimin e traktatit të tërheqjes nga Bashkimi Europian./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.