Katari do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

PRISHTINË, 12 mars /ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, priti në një takim, ambasadorin e ri jorezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, bën të ditur njoftimi për media nga MPB.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore, me theks të veçantë sa i përket sigurisë dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy policive të dy vendeve.

Ministri Mustafa falenderoi ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe vlerësoi ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Theks i veçantë i këtij takimi ishte përkrahja që mund të japë shteti i Katarit në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Ndërsa ambasadori Al Marri theksoi se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen./KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.