Zgjedhjet e 30 qershorit, regjistrohen në KQZ katër parti politike

TIRANË, 11 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme vendosi regjistrimin e katër partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KQZ vendosi të regjistrojë “Partinë e Uniteti Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqirin, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu, KQZ vendosi të regjistrojë edhe tri parti të tjera si, “Partia Socialiste e Moderuar”, me kryetar Gjergji Koja, “Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa, si dhe “Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi, si subjekte zgjedhore për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor.

Gjithashtu, KQZ vendosi të njoftojë këshillat bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiakë si më poshtë: Qarku Vlorë, bashkia Vlorë, znj. Marjeta Merkuri. Qarku Vlorë, bashkia Sarandë, znj. Vojsava Mërtiri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.