VENEZUELË – Parlamenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme me kërkesë të Guaidos

KARAKAS, 11 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti venezuelas i dominuar nga opozita dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme pas katër ditësh mungesë elektriciteti, me kërkesë të Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur.

“Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua për të gjithë territorin kombëtar (…) për shkak të situatës fatkeqe të shkaktuar në vend për shkak të ndërprerjes së elektricitetit”, thuhet në këtë dekret të dorëzuar nga Juan Guaido, që bën thirrje për një bashkëpunim ndërkombëtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.