Thaçi: Demonstrata e 11 marsit, fazë e re historike

PRISHTINE, 11 mars /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar demonstratat e 11 marsit, shprehet se demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.

Thaçi thekson se se pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike.

“Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës”, tha ai./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.